“Paralizohet” e-albania, qytetarët prej ditësh nuk marrin dot shërbimet

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 16.12.2024, 13:29

Në redaksinë tonë kanë mbërritur disa denoncime nga qytetarë të cilët po hasin probleme të vazhdueshme me sistemin e portalit E-Albania. Sipas një prej denoncuesve, qytetarët kanë hasur vështirësi në ngarkimin e raporteve për lejen e lindjes, me pretendimin se sistemi është i bllokuar që prej një muaji. Pavarësisht përpjekjeve të shumta, ata nuk kanë mundur të realizojnë procedurat e nevojshme, ndërkohë që autoritetet mjekësore dhe ekonomistët kanë konfirmuar se nuk mund të kryhen shërbime për shkak të mungesës së sistemit.

Një tjetër qytetare, studente infermierie, ka kërkuar ndihmë pasi nuk ka mundur të aksesojë portalin për të rregjistruar provimin e licencës, të cilin duhet ta japë brenda një afati të caktuar. Ky provim, i cili jepet një herë në vit, është i domosdoshëm për të fituar të drejtën për të punuar si infermiere. Po ashtu, një qytetar tjetër ka raportuar se është hera e katërt që provon të hyjë në sistem, por përballet me të njëjtin problem, pasi E-Albania vazhdon të mos funksionojë siç duhet.

Këto denoncime pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve lidhur me funksionimin e dobët të platformës dhe ndikimin që ka kjo situatë në shërbimet e nevojshme për ata që kërkojnë të realizojnë procedura për nevojat e tyre profesionale, qytetare apo akademike.

Denoncimi 1:

pershendetje joq doja te beja nje denoncim mbi portalin E-albania qe ska sistem po bejn gati nje muaj qe du e ngrakuar raportat dhe si ngarkojm po na digjen thon qe ska sistem ca po bejn kto raport leje lindje nese nuk futen sot ato digjen po sot e kam provuar me tha doktoresha lagjes qe ska sistem dhe ekonomistja ashtu me tha. kshy hyn ne e -albania po nuk ngrakon dot gje ose po duash me shkraku dicka sic doja me marr ke komuna nje vertetim venbanimi as ate sma dhan se than ska sistem.

Denoncimi 2:

Pershendetje si jeni, Kam q 1 jv qe po mundohem t hap e-albanian, por me del qe une duhet te aksesohem nderkoh qe une e aksesuar rregjistruar jm me kohe Me duhet te rregjistrohem per license dhe kam afat deri me dt 23 dhe ky provim behet 1 here ne vit Mund ta publikosh nese dhe te tj e kane kte prbl. Jam studente per infermieri dhe me kte license pra eshte provim me duhet te rregjistrohem tek e albania qe ta jap si provim ose digjem dhe e kam te nevojshme sepse ky provim 1 here ne vit jepet dhe me pas ke te drejte te punosh. Po nk kishe provimin e licenses ngel pa pune.

Denoncimi 3:

Hera e katert qe e provoj per sot dhe nuk funksionon e-albania. Vazhdon i njejti problem per here te disate sot.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit