Bashkim Ulaj, oligarku i preferuar i qeverisë Rama dhe koncesionari i aksit Thumanë-Kashar do të përfitojë mbi 1.3 miliardë euro nga 22 kilometra rrugë që ka ndërtuar duke shkatërruar disa fshatra e shtëpi të kësaj zone.
Nga data 4 janar 2025, përdoruesit e këtij aksi do t'i paguajnë kompanisë së Ulajt, "Gener 2" nga 2.1 euro për kalim pasi kjo rrugë ka kushtuar 59 euro për milimetër, 590 euro për centimetër rrugë, 59,000 euro për metër dhe 59 milionë euro për kilometër.
Fillimisht e parashikuar me një kosto prej 188 milionë dollarësh, vlera e rrugës është fryrë në mënyrë kriminale në 435 milionë euro, ndërkohë që 25% e projektit nuk është realizuar. Këto para të vjedhura nga taksapaguesit shqiptarë nuk janë reflektuar as në ndriçim, as në elementë sigurie, as në parametra minimalë cilësie.
Por duke lënë anash fitimet/vjedhjet marramendëse të Ulajt si gjatë punës, por edhe në rast të dështimit të planit, të kthehemi te cilësia e punimeve.
Banorët e fshatit Derven, akuzojnë oligarkun Ulaj për cilësinë e dobët të punimeve. Ata kanë treguar për JOQ ALBANIA se tani që jemi në stinën e dimrit dhe reshjet e shiut janë të pranishme vazhdimisht, i gjithë uji i autostradës kullon mbi rrugën e fshatit.
Në pamje mund të shihet se si rruga e asfaltuar poshtë autostradës është shndërruar në një liqen pasi inxhinierët e 'Gener 2' nuk kanë menduar fare se ku do shkojë uji i autostradës. Banorët janë të shqetësuar nga kjo situatë pasi një fshat i tërë ka mbetur i izoluar për shkak të këtij 'gabimi' nga "Gener 2" që miliona ka marrë e miliona do marrë nga shqiptarët.
Denoncimi i qytetarit:
Ju lutem postojeni. Kalon i ter fshati derven kruj, e firma gener2 e ka ber shum keq pa as ni lloj kanali me kullu. Plus si kullon e gjith ujti audostrades. E gjith dimrit kete hall kemi tani. Mir se ken shtruar me asfalt po e ken shtru shum ngusht. Firma gener 2 inxhinjeret te mir shum nuk e ken llogorit ka do iki uji. Rruga re kalon siper, po gener 2 e ka bo kete rrugen posht po kullon komplet audostrata re si duket siper ne vidjo posht Po firma gener 2 e ka bo neke gjendje si esht uj