Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Kuç në njësinë Dishnicë, Bashkia Korçë, ku një 16-vjeçar ka humbur jetën pas një arresti kardiak.
Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur në prani të prindërve të tij, të cilët njoftuan menjëherë ambulancën, por fatkeqësisht, i riu nuk ka mundur të mbijetojë.
Në kujtim të tij, shkolla e mesme “Ymer Dishnica” mbajti një minutë heshtje këtë mëngjes. Në një postim në rrjetet sociale, shkolla e përshkroi K.C. si një nga nxënësit më shembullorë dhe të dalluar.