“Sot dita më e ftohtë e javës”, në fundjavë rikthehen reshjet dhe dëbora

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.12.2024, 10:58

"Sot dita më e ftohtë e javës", kështu ka deklaruar meteorologia Lajda Porja gjatë parashikimit të motit ditën e sotme.

Ajo tha se temperaturat janë mjaft të ulëta në zona të ndryshme të vendit edhe dielli do jetë prezent gjatë gjithë ditës.

“Ballkani është me diell. Sot temperaturat janë mjaft të ulëta dhe është dita më e ftohtë e javës. -4 gradë shënon Peshkopia, -3 gradë shënojnë zonat në qarkun e Korçës, 3 deri në 4 gradë janë zonat e ulëta, 5 deri në 6 gradë shënon bregdeti, ndërsa temperaturat maksimale do të ngjiten në 14-15 gradë. Dielli do të jetë prezent gjatë gjithë ditës pothuajse dhe me vranësira të lehta dhe nuk do të ketë reshje”.

Porja shtoi se deri të enjten moti do të mbetet me diell, duke i dhënë një ndryshim të situatës termike. Mëngjeset do të jenë më të ngrohta, ndërsa temperatura në zonat malore do të mbetet mes 0 dhe -1°C. Megjithatë, për shkak të rrezatimit të diellit, temperaturat maksimale mund të ngjiten deri në 17°C.

“Të paktën deri ditën e enjte koha do të jetë me diell, pra do të ketë ndryshim situata termike nga nesër deri të enjten, mëngjeset do të jenë më të ngrohta. Zonat malore mbeten në temperaturat 0 dhe -1 gradë, në fshatra dhe në zona të thella, rriten vlerat maksimale për shkak se rrezatimi diellor do të jetë dominant gjatë gjithë paradites duke bërë që temperaturat të ngjiten deri në 17 gradë."

Ajo tha se ndryshimi i motit do të ndodhë nga e premtja, kur një sistem i ri vranësirash do të sjellë reshje shiu por edhe dëbore në zonat malore.

"Ndryshon situata ditën e premte dhe në fundjavë, vendoset një tjetër sistem vranësirash duke na sjellë reshje. Rikthehen dhe reshjet e dëborës, por më pak reshje do të ketë dita e diele”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit