“Më kanë vrarë babanë!”, detaje të reja nga atentati në Athinë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 15.12.2024, 19:17

Një atentat mafioz, ku ka mbetur i vdekur një shqiptar dhe është plagosur një tjetër, ka ndodhur këtë të diel në Athinë.

Bëhet fjalë për 45-vjeçarin, Irakli Davella, pronar i një lokali në zonën Peristeri të Athinës, i cili u vra pak pas orës 13:00 (me orën greke), në sheshin Thrakomakedonon jashtë një lokali. Gjithashtu, mbeti i plagosur Edi Lulo, 46-vjeç, i cili rezulton se ka një biznes në Durrës.

Së fundmi, është zbuluar një detaj i ri lidhur me ngjarjen, ku djali i viktimës ka telefonuar shokun e tij dhe i ka thënë: "Më kanë vrarë babanë!”.

Ngjarja ka ndodhur në sy të fëmijëve, pasi pranë vendit të ngjarjes është edhe këndi i lojërave të lokalit.

Dy shqiptarët kanë zbritur nga makina e tyre dhe janë nisur drejt kafenesë, kur në një çast kanë vënë re një makinë që po vinte drejt tyre me shpejtësi. Ata kuptuan se diçka e çuditshme po ndodhte dhe filluan të vraponin, por nuk ia dolën pasi autorët qëlluan drejt tyre.

Sipas raportimeve të dëshmitarëve, autorët ishin në një automjet të bardhë, i cili ishte vjedhur mëngjesin e sotëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit