Mond Rrushi me pushime dimërore, biskotat në BigMarket të mykura

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.12.2024, 15:33

Produktet e skaduara, mykura e të prishura të BigMarket sa vijnë e shtohen për sa kohë Mond Rrushi i AKU-së fle gjumë.

Së fundmi një qytetare që ka blerë biskota greke në BigMarket ka mbetur e tmerruar kur ka parë gjendjen e tyre.

Ajo tregon se biskotat që sapo bleu i dolën të mykura dhe u detyrua t’i hidhte edhe 200 lekë.

Qytetarja ka treguar për JOQ ALBANIA se kjo nuk është hera e parë që këto biskota, kinse cilësi e mirë, i dalin të mykura pasi i blen në BigMarket.

Denoncime e shumta në redaksinë tonë, kanë vërtetuar se në BigMarket riciklohen mbeturinat e tregut dhe shiten produkte ushqimore të skaduara ose me datë skadence të ndryshuar.

Pavarësisht kësaj situate alarmante, deri tani nuk është marrë asnjë masë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) dhe drejtori Mond Rrushi, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë e ushqimeve që konsumatorët blejnë në marketet shqiptare.

Denoncimi i qytetares:

Si jeni JOQ Produktet e big market me myk, hera e dyte qe me ndodh me keto biskotat "greke"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit