Atentat shqiptarëve në Athinë, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.12.2024, 13:27

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme jashtë një kafeneje në Thrakomakedones, Greqi ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur jashtë një dyqani që ndodhet në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotini, por deri më tani nuk janë bërë më shumë informacione për rastin.

Në vendngjarje ka shkuar policia dhe ambulanca e cila po i jep ndihmën e parë të plagosurit të rëndë, i cili ka plagë plumbash në kokë dhe në bark.

Sipas informacioneve të para, dy viktimat janë shtetas shqiptarë dhe autorët po lëviznin me një makinë të bardhë që ishte vjedhur më herët në mëngjes nga Patisia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit