Banorët e fshatit Plugu në Lushnjë vijojnë të përballen me përmbytje dhe probleme të mëdha si pasojë e bllokimit të tubit të ujërave të zeza.
Situata ka kaluar tashmë një muaj që nga referimi i këtij problemi tek UKL Lushnjë, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë për zgjidhje.
Një nga banorët, përmes një denoncimi, ngre shqetësimin për neglizhencën e autoriteteve dhe përdorimin e fondeve për luks zyrash në vend të investimeve në terren.
DENONCIMI:
“Pershendetje. Joq Albania 🇦🇱. Une qe po ju shkruaj jam nje banor I fshatit Plugu. Lushnje po ju sjell problematiken e per mbytjeve te shiut si pasoje e bllokimit te tubit te ujrave te Zeza po behet nje muaj qe eshte referuar si problem ne UKL Lushnje por ende nuk eshte dhene zgjidhje per shaka te neglizhences dhe fondeve te pa mjaftueshme qe ne vend te kete investime ne terren per problematikat e qytetarve por perdoren per lux ne zyra te Ukl . Shpresoj qe Kryetares Eriselda Sefa ti shkoj si mesazh se fshatin Plugu Lushnje e ka lene ne harres si te ishte I internuar rruget po e po por po na permbyten edhe shtepite + lageshtira ne shtepi etj.”