Një situatë e pazakontë është raportuar nga urgjenca e Durrësit mëngjesin e sotëm, ku qytetarët nuk po arrijnë të kuptojnë nëse ky institucion shërben për njerëz apo kafshë.
Sipas dëshmitarëve, qentë endacakë janë parë duke hyrë brenda ambienteve të urgjencës, ndërkohë që mungesa e stafit mjekësor ka ngritur shqetësime serioze për pacientët që presin ndihmë.
Qytetarët të pranishëm shprehen të shqetësuar për mungesën e kontrollit dhe të shërbimit të nevojshëm, duke e konsideruar situatën si të papranueshme për një institucion shëndetësor.