“Bënte disa punë për të mbijetuar”, 57-vjeçari shqiptar vetëvaret në Greqi

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 14.12.2024, 18:14

Një 57-vjeçar shqiptar i dha fund jetës në Amaliada të Greqisë. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme, kur ai u vetëvar në një pemë, në një fushë pranë zonës.

Trupi i pajetë u gjet nga shoku i tij, i cili, pasi e kërkoi për orë të tëra, u përball me pamjen tronditëse në vendin e ngjarjes. Sipas komunitetit, 57-vjeçari njihej si një njeri punëtor dhe bënte disa punë për të mbijetuar.

Ndërkohë, policia po heton ngjarjen për të zbuluar arsyet që çuan në këtë akt tragjik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit