Dyfishohet çmimi i fasuleve të vendit, ulet numri i blerësve

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 14.12.2024, 16:53

Ndërsa të gjitha produktet në treg kanë pësuar rritje të çmimit, edhe fasulet tani arrijnë çmimin prej 600 lekësh të reja për kilogram.

Për këtë arsye, shumë konsumatorë kanë zgjedhur të blejnë fasule të importuara. Nga ana tjetër, tregtarët raportojnë ulje të ndjeshme të numrit të blerësve për shkak të rritjes së çmimeve.

Sipas tregtarëve, rritja e çmimeve lidhet me kostot më të larta për fermerët, të cilët përballen me çmime të rritura për farat, pesticidet dhe imputet e tjera bujqësore.

Në zonën e Korçës, rendimenti i fasules këtë vit ishte më i ulët për shkak të kushteve atmosferike të pafavorshme. Mungesa e reshjeve dhe e ujit në kanalet vaditëse ndikoi negativisht në prodhim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit