Digjet pompa e ujit të pijshëm në Vorë, banorët detyrohen të blejnë depozita

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 14.12.2024, 13:34

Në fshatin Mucaj, Vorë, banorët po përballen me mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm prej një jave. Shkak për këtë situatë është bërë prishja e pompës së ujit, e cila ende nuk është riparuar.

Një qytetar na shkruan duke shprehur shqetësimin e tij. Ai thotë se problemi i mungesës së ujit ndodh shpesh në këtë zonë, duke shkaktuar vështirësi për banorët, të cilët janë të detyruar të shpenzojnë para shtesë për depozita uji. Sipas qytetarit, kostoja për një depozitë arrin deri në 15 mijë lekë, duke rënduar gjendjen ekonomike të familjeve.

Ende ata nuk kanë një afat të përcaktuar për riparimin e pompës, ndërsa banorët shprehin shqetësimin e tyre se ky problem përsëritet vazhdimisht dhe kërkojnë një zgjidhje të qëndrueshme.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje joq!Desha te bej nje ankese per ne Mucaj,Vore. Kemi 1 jave pa uje. Eshte djegur pompa e madhe thone. Nuk e marrin mundimin ta rregullojne. Ndodh shume shpesh te ngelim pa uje me dite e jave. Detyrohemi te marrim nga 15 mij leke depozita uji. Nuk eshte normale. Po eshte djegur thone. Ka fiks nje jave. Nuk eshte rregulluar nuk e dim kur rregullohet ja bejne kur pyesim. Por ndodh shume shpesh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit