Verifikohet denoncimi në JOQ! 14-vjeçari shkonte në shkollë me armë me 130 fishekë! Arrestohet nga policia

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13.12.2024, 11:23

Mbrëmjen e djeshme në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një denoncim alarmant nga një qytetar, i cili shprehte shqetësimin për ngjarje me protagonist një nxënës të një shkolle 9-vjeçare në Vlorë.

Sipas denoncimit, një nxënës 14-vjeçar është ndaluar nga policia pasi posedonte një armë zjarri të tipit TT dhe 85 fishekë, të cilat u zbuluan gjatë kontrollit në banesën e tij.

Denoncuesi pretendonte gjithashtu se i mituri e kishte sjellë armën me vete në shkollë dhe se kishte publikuar më parë foto dhe video të armës në rrjetet sociale, përfshirë TikTok dhe Snapchat.

Policia e Shtetit ka konfirmuar sot denoncimin e mbërritur në JOQ mbrëmjen e djeshme. 14-vjeçari është arrestuar. i mituri kishte fshehur një pistoletë dhe 130 fishekë luftarakë në një motor pranë një banese.

Nuk dihet si e ka siguruar armën i mituri. Ai do të përballet me veprën penale “armëmbajtje pa leje”. Raste të tilla shqetësuese ngrenë pikëpyetje serioze mbi sigurinë në shkolla.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit