Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në shkollën e mesme të Cakranit, Fier, ku një konflikt i çastit mes dy nxënësve përfundoi me plagosjen e një 17-vjeçari.
I dyshuari, B.D., ka përdorur një thikë për të goditur në krah bashkëmoshatarin e tij, Y.Xh. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori i ngjarjes është arrestuar dhe policia ka sekuestruar mjetin e krimit. Hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij incidenti po vijojnë.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim tek nxenësit dhe stafi i shkollës, ndërsa janë bërë thirrje për masa më të rrepta për parandalimin e dhunës në institucione arsimore.