Vrasësi simpatik në SHBA/ Amerikanët dashurohen pas tij, mbledhin para

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 12.12.2024, 18:03

Luigi Maggione, i dyshuari për vrasjen e CEO-së së UnitedHealth, shihet si “hero popullor” nga një pjesë e madhe e amerikanëve.

Pas arrestimit të 26-vjeçarit Luigi Maggione si i dyshuari kryesor për vrasjen e Brian Thompson, CEO-së së UnitedHealth, një valë mbështetjeje ka shpërthyer në publikun amerikan. Pavarësisht akuzave për vrasje, shumë e shohin Maggione si një figurë heroike dhe simbol të revoltës ndaj sistemit të sigurimeve shëndetësore.

Fotot e të arrestuarit, që ka fituar statusin e një personazhi të famshëm për shkak të pamjes së tij tërheqëse dhe historisë që e shoqëron, kanë nxitur një numër të madh njerëzish të kërkojnë lirimin e tij. Në platforma si GiveSendGo, janë mbledhur mbi 31,000 dollarë për të mbuluar shpenzimet e tij ligjore, ndërsa dhuruesit shprehin pakënaqësi ndaj industrisë së sigurimeve shëndetësore dhe e konsiderojnë veprimin e Maggione si të “justifikueshëm”.

Në Nju Jork, vendi ku ndodhi vrasja, janë shfaqur postera me mbishkrimin “kërkohet” dhe fotot e drejtuesve të korporatave, ndërsa në internet po shiten produkte të frymëzuara nga Maggione, si kapele me mbishkrimin “CEO Hunter”.

Disa dhurues kanë denoncuar sistemin e sigurimeve shëndetësore të SHBA-së, që shpesh refuzon të mbulojë trajtime mjekësore të rëndësishme, ndërkohë që pabarazitë ekonomike thellohen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit