Ankohet Ilir Beqaj: Nuk po trajtohem si Haahim Thaçi!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 12.12.2024, 16:45

Seanca paraprake për dosjen e Sterilizimit ka nisur sot në orën 09:00 të mëngjesit dhe po vazhdon me dëgjimin e dëshmitarëve dhe të akuzuarve. Aktualisht po dëshmon biznesmeni Ilir Rrapaj, ndërsa më herët e ka përfunduar fjalën e tij ish-zv/ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

Ndërkohë debat ka bërë ish-ministri Ilir Beqaj, i cili ndërhyri duke kritikuar kushtet e procesit:

“Hashim Thaçi në sallë ka pasur kompjuter, tavolinë dhe ka qenë afër avokatit. Ne këtu jemi prapa një xhami, me shënime dore, flasim për tabela të studimit të fizibilitetit, pa tavolinë, pa kompjuter dhe pa mundësinë të jemi pranë avokatit.” – tha ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit