“Nesër kam afatin e fundit e aplikimit për stazh, e-Albania s’më ndihmon me fjalëkalimin”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.12.2024, 14:57

Një studente ka denoncuar problemin e saj me rikthimin e fjalëkalimit në platformën e-Albania, ku ka kërkuar ndihmë që prej javës së kaluar.

E reja thotë se nesër ka afatin e fundit të aplikimit për stazh dhe nëse nuk regjistrohet në e-Albania, aplikimi nuk mund të kryhet dhe humbet mundësinë për të përfunduar stazhin. Ajo ka theksuar se është duke u përpjekur të marrë një përgjigje nga shërbimi i e-Albania, por përpjekjet për të marrë ndihmë përmes emailit dhe Instagramit kanë dështuar.

Ajo thotë se kjo është një situatë urgjente, por e-Albania me problemet e vazhdueshme të saj vazhdon t'ia lërë "seen", t'ia lexojë mesazhet dhe të mos i kthejë përgjigje.

Denoncimi i studentes:

Pershendetje si jeni? Kam nje problem me e-albanian per rikthimin e fjalekalimit, por spo me pergjigjen ne email. I shkrova ne instagram duke menduar mos me kthejne dhe me ndihmojne. I shkruajta, i tregova per problemin dhe vetem ma lejne seen ne cdo mesazh. Mua me duhet patjeter sepse deri neser kam afat te bej disa procedura per stazh. Nese nuk i bej me digjet komplet viti per te bere stazhin.😞 Po u kam derguar email, po u kam derguar disa here ne menyre qe te me ndihmojne pershkak se eshte neser kam afatin e fundit per te proceduar ne e-albania, dmth ju a kam cilesuar qe eshte urgjente. Jo. Mua me kane then dmth kto qe merren me sherbime te e-albania qe per 1-2 dite te kthejne email. Por un u kam shkruar qe te marten. Dhe ende asgje. Un i kam shkruar qe te enjten qe shkoj qelluan ditet e pushimit me kthyen pergjigje te marten. Por fatkeqsisht un i kam derguar nje email gabimisht. Por ne moment qe me erdhi emaili i tyre une direkt u jam pergjigjur dhe kam bere kerkesen perseri per te me derguar fjale kalimin ne emailin tim qe kam aktiv.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit