Pusetat janë bllokuar, ujërat e zeza dhe infeksionet dalin rrugëve të Elbasanit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.12.2024, 14:03

Banorët e lagjes "5 Maji" në Elbasan kanë ngritur shqetësimin për bllokimin e pusetave të ujërave të zeza dhe mosmarrjen e asnjë veprimi nga institucioni përgjegjës, Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime.

Ata kanë treguar për JOQ ALBANIA se prej 11 ditësh përballen me këtë situatë problematike që ka krijuar një erë të padurueshme në komunitet. Banorët thonë se e gjithë lagjia kundërmon erë të rëndë, ndërsa fëmijët nuk i lejojnë të dalin jashtë nga frika e ndonjë infeksioni të mundshëm.

Ata janë ankuar disa herë te ujësjellësi, por janë përcjellë me fjalët "ankohuni te drejtori" ose fjalët klishe "do vijmë, do vijmë". Qytetarët kërkojnë që me anë të publikimit të këtij denoncimi, punonjësit e ujësjellës-kanalizime të dalin në terren dhe të kryejnë punën e tyre ashtu siç duhet pasi situata është bërë shqetësuese dhe ata kanë frikë të hapin dritaret për shkak të mundësisë së sëmundjeve.

Denoncimi i qytetarit:

Desha te bej nje ankese nqs eshte e emundur Eshte turp me thene por banoj ne elbasan kemi gati 11 Dite qe kemi be nje ankese per ujerat e zezaa Edhe vetem na genjejne do vijmr sot do vijme neser Ka mar ere lagja kemi frik me nxjere femijet se te dalin se semuren nga era keqe Nqs eshte e mundur ta postonit do benit mire se ndryshe ato plerar smarin vesh Te vijne te bejne detyrat qe i duhen Jane bllokuar edhe eshte mbush plott Zot na ruaj nga era nuk hapim dot deren ose dritaren se te mbyt eraa Iken ne per zyrat e ketyre vetem te genjejne e kemi be ankesen jo po do vijne neser jo po shkoni ke zyra kryesore shkojme ke kryesorja e njejta gje te genjejne

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit