Janë publikuar emrat e personave të arrestuar në kuadër të një operacioni për goditjen e trafikut të armëve nga Kosova në Shqipëri. Mes të arrestuarve është edhe 20-vjeçari Euxhenio Manushi, djali i muzikantit Ad Sybardhi. Ai u arrestua më 9 dhjetor nga Antidroga e Tiranës në rrethin e Kamzës, ndërsa udhëtonte në një automjet që drejtohej nga Klaudio Serjani, 24 vjeç. Gjatë kontrollit në automjet u sekuestruan 1.5 kg kokainë, me vlerë rreth 270,000 euro në treg.
Emrat e personave të arrestuar në Shqipëri:
Euxhenio Manushi, 20 vjeç
Endri Papa, 34 vjeç
Aurel Manreka, 28 vjeç
Gersi Llozha, 22 vjeç
Kleu Mucalliu, 26 vjeç
Tonin Shkami, 53 vjeç
Gjatë këtij operacioni u sekuestruan 22 armë zjarri ‘Zoraki’, një armë zjarri Ak 47, një granatë dore ofensive dhe 470 fishekë të llojeve të ndryshme. Gjithashtu u sekuestruan edhe 3 automjete dhe shuma të konsiderueshme parash e 10 aparate celulare.