Punonjësve të burgut të Drenovës iu vonohet paga: Duhej të kalonte më 3 dhjetor, financieri në Amerikë

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 12.12.2024, 11:19

Një shqetësim është ngritur nga punonjësit e burgut të Drenovës në Korçë, të cilët ende nuk kanë marrë pagat për muajin e kaluar. Një qytetare, duke na treguar rastin e bashkëshortit të saj, na shkruan se megjithëse data e pagesës ishte parashikuar për më 3 dhjetor, vonesa ka krijuar pasiguri dhe vështirësi financiare për familjet e tyre.

Autoritetet thonë se shkak për këtë situatë është mungesa e financierit, i cili ndodhet jashtë vendit, por qytetarja shkruan se ai ka dhënë dorëheqjen.

Punonjësit ankohen se situata aktuale po rëndon ndjeshëm jetesën e tyre.

Ky nuk është rasti i vetëm kur punonjësit e burgjeve nuk paguhen në kohë. Kjo problematikë është ngritur në vazhdimësi në adresën tonë, ku në disa raste ka pasur detyrime të prapambetura edhe me muaj. Punonjësit e policisë ankohen gjithashtu edhe për kushte shumë të vështira në vendin e punës.

Mesazhi i qytetares:

Pershendetje ju lutem anonim. Dua te shpreh nje ankes burri im punon tek burgi i drenoves te korces dhe sot data 12 dhjetor akoma sna i kan kalu rrogat te gjith policeve te burgut korce tani kemi Kredi Kemi femij per tu ushqyer cduhet te bejme ne nga ajo rroge varemi ju lutem postoheni faleminderit. Data 3 duhet te kishin kaluar. Nxjerrin shkakun se financjeri i burgut eshte ne Amerik. Nderkohe ai ka dhen doreqjen qe nga Amerika. Dhe nuk edim si do vej ky problem.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit