Banorët e një pallati në Lezhë po përballen me një rrezik serioz. Telat e korrentit rreth pallatit janë të paizoluar, disa prej tyre janë në lartësi të arritshme nga fëmijët, që shpesh luajnë pranë mureve pa qenë të vetëdijshëm për rrezikun.
Të ekspozuar ndaj lagështirës dhe faktorëve të tjerë mjedisorë, telat mund të shkaktojnë probleme serioze, siç janë goditjet elektrike ose zjarret.
Institucionet përkatëse duhet të marrin masa të menjëhershme për të riparuar dhe izoluar telat e korrentit, për të shmangur çdo ngjarje të mundshme me pasoja fatale.