La Greqinë për një jetë të mirë në Holandë, inxhinieri shqiptar humb jetën pas shembjes së pallatit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.12.2024, 15:32

Gjatë fundjavës, Haga u përball me një tragjedi të rëndë ku 6 persona humbën jetën pas një shpërthimi në një bllok apartamentesh në Tarwekamp.

Shpërthimi i fuqishëm ndodhi herët në mëngjesin e së shtunës rreth orës 6:15 të mëngjesit, duke shkaktuar tronditje në komunitetin lokal. Një nga gjashtë personat e gjetur të vdekur pas shpërthimit që shkaktoi shembjen e pjesshme të pallatit në Hagë, është identifikuar nga familjarët si Vikel Kamberai, një inxhinier ndërtimi me kombësi shqiptare dhe dokumente greke, i cili kishte kishte shkuar në Holandë në 2022 për të punuar fort dhe marrë edhe familjen me vete.

Tweede dode bij explosie Den Haag, lijkkist weggedragen - Nederlands  Dagblad. De kwaliteitskrant van christelijk Nederland

44 -vjeçari ka lënë pas gruan dhe tre fëmijët e tyre të vegjël, një djalë 7 muajsh , një vajzë 6 vjeç dhe një djalë 10 vjeç. Vdekja e 44-vjeçarit, i cili ishte aq i emocionuar për ndërtimin e një jete më të mirë dhe të sigurtë në Holandë, ishte shkatërruese për miqtë dhe familjen. Gruaja e tij, Maria e cila jeton në Athinë bashkë me fëmijët priste që bashkëshorti të punonte fort dhe brenda pak kohësh të bashkoheshin për të jetuar bashkë.

"Si mund të ndodhë kjo? Ishte si të shikoje një film. Thjesht nuk ishte e vërtetë. Gjatë gjithë kohës, fëmijët vazhdonin të pyesnin "nëse babai është gjallë" dhe pse nuk mund ta telefononin".

Për dy ditë e gjysmë, familja Kamberai jetoi në ankth deri sa të hënën në mbrëmje erdhi konfirmimi përfundimtar: Vikel ishte një nga viktimat e tragjedisë. Tani Maria, e mbetur vetëm me tre fëmijë po përpiqet të gjejë forcën për të vazhduar jetën e saj.

“Unë nuk urrej askënd. Unë vetëm dua të di të vërtetën. Fëmijët e mi meritojnë të dinë se çfarë ka ndodhur me babain e tyre”.

Live explosie Den Haag: Zesde dodelijk slachtoffer gevonden op plek  explosies Den Haag | Trouw

Shkaqet e shpërthimeve dhe zjarrit mbeten nën hetim. Shpërthimet u raportuan fillimisht rreth orës 6:15 të mëngjesit të së shtunës dhe zjarrfikësit punuan për orë të tëra duke u përpjekur për të shuar flakët ndërsa muret e ndërtesës u shembën. Katër persona u shpëtuan në fillim, por kur ndërtesa filloi të shembej edhe më tepër situata u përkeqësua. Nga pasditja e vonë e së shtunës deri në mëngjesin e hershëm të së hënës, u gjetën trupat e gjashtë personave, përfshirë dy prindër dhe vajzën e tyre 17-vjeçare, ndërsa djali i tyre 8-vjeçar është i vetmi që ka shpëtuar.

Natën e 9 dhjetorit, policia kapi tre persona të dyshuar si të përfshirë në shpërthimin fatal.

Rijswijks Dagblad | Ook mannen van 44 en 63 jaar uit Den Haag omgekomen aan  de Tarwekamp

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit