Mosfunksionimi i e-albania, qytetari: Nuk aplikoj dot për pasaportë

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 11.12.2024, 13:23

Prej ditësh shumë qytetarë na kanë adresuar problemet që kanë me mosfunksionimin e portalit e-albania. Ata shpesh përballen me vështirësi për shërbime të ndryshme që kërkojnë t’i marrin në portal.

Edhe ditën e sotme një qytetar shqiptar që jeton jashtë vendit ka denoncuar vështirësitë që po has në përdorimin e portalit e-Albania për të aplikuar për një pasaportë dhe për të marrë shërbime nga ambasada shqiptare.

Sipas qytetarit, aplikimi për pasaportë është i pamundur për shkak të problemeve teknike të portalit. Qytetari tregon se platforma shpesh mbyllet automatikisht gjatë procesit të aplikimit, duke pamundësuar përfundimin e procedurës.

Kjo situatë ka krijuar shqetësim për qytetarët shqiptarë jashtë vendit, të cilët varen nga këto shërbime për dokumentacionin e tyre.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje po provojem te apikojme per pashaporte ne portolin eAlbania dhe nuk arrijm dot te bejm aplikimin. Ndodhemi jash Shqiptare dhe nga portali eshte e vetemja menyre per te mar nje takim ne ambasade. Mer ne telefon ambasaden tone ketu ne shtetin ku jetoj nuk pergjigjet njeri kan vendosur nje rrobot dhe nuk ke me ke komunikon. Ka 3 dite qe e provoj. I njejti problem jep dhe me marjen e certifikatave. Ose nis aplikimin dhe te mbyllet faqja vete e nuk arrin dot ta perfundosh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit