U kapën me 1 kg kokainë, Klajdi dhe Euxhenio: E kishim për përdorim vetjak

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.12.2024, 12:21

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën "arrest në burg" për dy të rinjtë, Klajdi Serjani dhe Euxhenjo Manushi, të cilët u kapën me 1 kilogram kokainë në Tiranë.

Në seancën gjyqësore, të dy të rinjtë kanë pretenduar se lënda narkotike ishte për përdorim personal dhe jo për tregtim. Megjithatë, kërkesa për një masë më të butë sigurie nga avokatët e tyre u refuzua, dhe Gjykata vendosi t'i lërë ata në burg.

Serjani dhe Manushi u kapën me kokainën teksa lëviznin me një mjet luksoz në kryeqytet. Dyshohet se ata shpërndanin kokainën te grupe të rinjsh dhe persona të njohur, megjithatë kjo do të verifikohet nga Prokuroria e Tiranës. Po ashtu, hetuesit janë duke kontrolluar dy celularët e të rinjve, që mund të ndihmojnë në zbardhjen e skemës kriminale dhe të identifikojnë persona të tjerë të përfshirë.

Sipas dyshimeve të hetuesve, ky grup ka shpërndarë kokainë edhe në lokale nate në Tiranë, duke krijuar një rrjet të gjerë trafiku. Klajdi Serjani është edhe nipi i Pajtim Serjanit, një person i njohur që ka vuajtur dënimin për gjobëvënie në vitin 2014.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit