Linja e transportit Fushë Krujë – Tiranë ka disa kohë që është bërë problematike për qytetarët. Një qytetar na është drejtuar duke treguar se autobusët nuk ndalojnë në stacione për të marrë udhëtarët, gjë që shkakton probleme të shumta si humbja e punës dhe shkollës për shumë persona.
Gjithashtu, qytetari raporton se çmimi i biletës është rritur nga 50 lekë në 100 lekë brenda një jave, ndërkohë që kushtet e shërbimit kanë mbetur të njëjta.
Qytetari pohon se ka kontaktuar Task Forcën për marrjen e masave për këtë situatë më datë 2 dhjetor 2024, por ende nuk ka marrë një përgjigje. Ai kërkon që kjo problematikë të marrë sa më shpejt zgjidhje.
“pershendetje JOQ i kemi dergu email qe me 2/12/2024 taskforces per marjen e masave per linjen FUSH KRUJE – TIRANE qe nuk ndalojne fare ne stacione per te na mar po humbim funen shkollen per fajin e ktyre qe nisen shum radhe dhe vin plot ske ku fut kemben, madje tani kan mgritur dhe bileten pa pik turpi. te lutem publikoje se vec te ju mund te kemi zgjidhje. ka qen fush kruja tapize 50 lek e kan bo 100 lek. u bo nje jave kaq i kan mar babit tim i kan the eshte rritur”, – shkruan qytetari.