Ngjarja në Spitallë, babai i viktimës: “Autori na erdhi në varrim”

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 11.12.2024, 10:46

Ngjarja tragjike që ndodhi në Spitallë ka shkaktuar tronditje të madhe dhe tensione mes dy familjeve, ato të Branko Shkoza dhe Majlind Habibi. Pas gjetjes së trupit të 33-vjeçarit Shkoza në një kanal, babai i tij ka folur për ngjarjen dhe ka ngritur dyshime mbi rrethanat e vdekjes së djalit të tij.

Babai i viktimës ka rrëfyer se ka kërkuar djalin e tij për katër ditë rresht, duke i rënë telefonit dhe duke kërkuar me forcën e policisë, pa pasur asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

E pyeta autorin, ‘ka humbur djali’, më pa shtrembër dhe iku, kisha katër ditë që kërkoja çunin, i kam rënë telefonit disa herë ndërkohë që zija i binte po nuk e hapte. Kemi kërkuar me efektivët ditë e natë ndërkohë që e kemi gjetur 11 metra larg shtëpisë. Ai deklaroi se e ka hedhur nga ura, po aty nuk ka më shumë se një metër ujë dhe nuk mund të mbytet. Pinte pak çuni, por nuk ka mundësi t’i jepte fund jetës, sepse distanca nga ura dhe vendi ku u gjet është shumë larg. Ai ka qenë duke pirë me disa persona para ngjarjes, por ata kanë deklaruar se nuk dinë gjë.

Kam frikë se çunat janë të nervozuar nga situata, kërkoj që policia të na qëndrojë afër sepse familjarët e autorit kalojnë para banesës sonë. E kam takuar autorin dhe e kam pyetur, se ata rrinin bashkë prej katër vitesh dhe më ka thënë është trembur, është larguar. Ndërkohë që kërkoja djalin ata bënin sikur nuk dinin asgjë, ndërkohë që ata e dinin. Një nga çunat e lagjes i kishte thënë shokut të babait të viktimës ‘kam katër ditë që nuk ha bukë dhe dua të tregoj të vërtetën se kush e vrau”, – ka deklaruar babai i viktimës.

Ndërkohë, hetimet ende vazhdojnë për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit