“Në Dimal koshat nuk janë vetëm për të hedhur plehrat, por edhe qentë e ngordhur”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.12.2024, 10:54

Në shumë bashki të vendit, grumbujt e mbeturinave të pambledhura dhe qentë e rrugës janë problemi kryesor me të cilin përballen çdo ditë qytetarët.

Në Dimal, koshat e plehrave përveç funksionit të tyre kryesor për hedhjen e plehrave, funksion i dështuar, pasi ato hidhen kudo në tokë, tani po shërbejnë edhe për hedhjen e qenve të ngordhur.

Në redaksinë tonë kanë mbërritur pamje që tregojnë se si koshat janë tejmbushur, e plehrat janë hedhur në tokë, bashkë me disa qen të ngordhur.

Qytetarët e indinjuar nga kjo situatë thonë se kryetarja Juliana Memaj nuk duhet të presë një mandat tjetër, për sa kohë qyteti lihet në këtë gjendje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit