Karabinierët e Viareggio, Itali, kanë arrestuar një 35-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në qytet, i akuzuar për dhunë dhe shkelje të urdhrit të mbrojtjes të lëshuar ndaj ish-bashkëshortes së tij.
Sipas autoriteteve, i dyshuari vazhdonte të kërcënonte dhe përndiqte gruan përmes telefonatave, mesazheve dhe prezencës në vendin e saj të punës.
Në një incident të fundit, ai dyshohet ta ketë djegur në dorë me cigare ish-partneren, duke bërë që viktima të lajmëronte policinë për ndërhyrje.