Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe shoferi i mjetit tip "Passat" ka ndërruar jetë në vend.
Si pasojë e aksidentit ka edhe të plagosur, ndërsa për nxjerrjen e trupit të viktimës nga automjeti është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses.
Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.