Në redaksinë tonë ka ardhur një mesazh shqetësues nga një prind, lidhur me shkollën 9-vjeçare "Gustav Mayer", në Tiranë, ku kushtet lënë për të dëshiruar dhe barra e restaurimit u mbetet prindërve.
Është e papranueshme që në një vend ku qytetarët paguajnë taksa të larta dhe kontribuojnë rregullisht në buxhetin e shtetit, prindërit të mbajnë barrën e restaurimit dhe ngrohjes së shkollave.
"Në orën pesë, ditën e enjte do të zhvillohet një takim me prindërit në lidhje me problematikat e ngritura gjatë takimit të hapur me prindërit, drejtorin e shkollës dhe mësuesit e tjerë.
Problematikat ishin:
Prindërit të shqetësuar, me të drejtë, ngrenë pyetjen: "Me gjithë taksat që paguajmë në këtë vend, neve na takon të restaurojmë shkollën dhe të paguajmë për ngrohjen?!".
Gjithashtu, ata ndihen të frikësuar për të ngritur zërin, pasi fëmija e tyre etiketohet si "fëmija i prindit problematik".
Ministria e Arsimit duhet të reflektojë urgjentisht dhe të marrë masa konkrete për të zgjidhur këtë situatë. Sigurimi i shkollave të ngrohta dhe të restauruara nuk është luks, por detyrë e shtetit.
Mesazhi i qytetarit:
"I bëj thirrje ministres së arsimit. Me gjithë taksat që paguajmë në këtë vend, neve na takon të restaurojmë shkollën dhe të paguajmë për ngrohjen?! A është e mundur të ndodhë kjo, kur shteti vetëm jep premtime për këta fëmijë që t'i rrisim këtu?! Çfarë duhet të bëjmë ne si prindër? Po nxore një fjalë kundra tyre, fëmijës i vënë nofkën "fëmija e prindit problematik". Ku është e drejta jonë në këtë vend? Si do të shkojë kjo punë?"