Përfshihet nga flakët restoranti në Mullet

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 10.12.2024, 20:11

Mbrëmjen e kësaj të marte, një restorant është përfshirë nga flakët në Mullet, në Tiranë.

Pesë zjarrfikëse dhe 20 punonjës ndodhen në vendngjarje dhe kanë vënë nën kontroll flakët. Mësohet se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale, pasi restaranti ishte prej druri.

Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhen me dije shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit