“Kemi që në qershor pa marrë pagesën e orëve shtesë”, policia e Dibrës apelon për zgjidhje

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 10.12.2024, 18:59

Punonjësit e policisë së Drejtorisë së Qarkut Dibër kanë ngritur një shqetësim serioz lidhur me mospagesën e orëve shtesë dhe të gatishmërisë për periudha të zgjatura kohe.

Efektivët e policisë nuk kanë marrë pagesat për orët suplementare që nga muaji gusht dhe as për orët e gatishmërisë nga qershori deri në shtator, megjithëse kanë punuar me turne 12-orëshe, të urdhëruara nga drejtori i Përgjithshëm.

Ekziston frika se këto fonde mund të "digjen" ose të devijohen në drejtime të tjera, për shkak të manovrave të mundshme nga shefja e financës, një punonjëse me përvojë 36-vjeçare në këtë pozicion.

Për zgjidhjen e kësaj çështjeje, kërkohet ndërhyrje e menjëhershme nga institucionet për të garantuar pagesën e vonuar dhe transparencën në menaxhimin e fondeve.

Mesazhi i qytetarit:

"I gjith efektivi i policise se drejtorise qarkut diber ka pa marr oret supplementary qe nga muaj gusht e deri me sot,njekohesish nuk eshte paguar edhe pjesa e gadishmerise nga qershori deri ne shtator,ku gjith efektivi ka punuar me 12 ore me urdher te drejtorit pergjithshem. I gjith fond I ketyre oreve te pa paguara rrezikohet te digjet ose te shkojbne drejtim te paditur,kkjo mund te ndodhe sepse shefja e finances eshte specialists e ktyre gjerave ne fund te gjido viti,fal eksperiences qe ka qe prej 36 viteve ne te njejtin pozicjon."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit