Gjykata greke ka lënë në paraburgim 39-vjeçarin shqiptar që vrau gruan me çekiç për arsye xhelozie.
Kastriot Cenko, është shfaqur i penduar dhe është parë duke qarë në Gjykatë. Ai pranoi se e kishte vrarë bashkëshorten Alba Cenko dhe tha se donte ta kthente kohën pas.
"Më pushtoi paniku kur mora vesh që ajo kishte vdekur", ka shpjeguar Cenko.
Gjithashtu, shtoi se ka tentuar ta ringjallë pas goditjes, por kur e kuptoi se kishte vdekur, vendosi të fshihte trupin dhe të qetësonte fëmijët, duke i thënë se nëna kishte ikur nga shtëpia.
Katriot Cenko ka dhënë disa hipoteza, përfshirë tradhtinë bashkëshortore me shokun e ngushtë dhe dyshimet për atësinë e një prej fëmijëve. Policia dhe prokuroria greke po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
Cenko, i dorëzuar pas një jave, ka kërkuar falje dhe ka thënë se vrasja e gruas nuk ishte e planifikuar, duke e shpjeguar aktin me gjendjen e tij të rënduar psikologjike në momentin e ngjarjes.