Protesta e qytetarëve në Durrës/ 5 vite nga tërmeti dhe s’kanë shtëpi

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 10.12.2024, 16:22

Rreth 135 familje të prekura nga tërmeti në Durrës protestuan sot para bashkisë, duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme për strehimin e tyre.

Edhe pse kanë kaluar pesë vite që nga premtimi për shtëpi të reja në kuadër të programit të Rindërtimit, banorët ankohen për vonesa të vazhdueshme dhe mungesë transparence.

Duket se askush nuk i ka pritur në Bashkinë e Durrësit. Ata kërkojnë zgjidhje të menjëhershme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit