Prindërit: “Të zgjatet orari i qëndrimit të nxënësve në shkollë”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 10.12.2024, 16:30

Kërkesat kryesore të prindërve gjatë protestave përfshijnë sigurinë në shkolla, rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe zgjatjen e orarit të qëndrimit të nxënësve në shkollë.

Ata kërkojnë që shkollat të jenë të hapura për më gjatë, duke u mundësuar fëmijëve më shumë aktivitete dhe mbështetje më të madhe sociale, ndërsa lehtësohen shqetësimet e prindërve që janë në punë dhe kanë vështirësi për t’i marrë fëmijët herët nga shkolla.

Psikologët gjithashtu mbështesin këtë kërkesë, duke theksuar se zgjatja e orarit do të ndihmojë në largimin e fëmijëve nga përdorimi i teknologjisë dhe do të kontribuonte në formimin e tyre social dhe emocional, përveçse do të lehtësonte barrën psikologjike të prindërve. .

Sipas një pyetësori, më shumë se 60% e prindërve e konsiderojnë të domosdoshme zgjatjen e kohës së qëndrimit të nxënësve në shkollë. Për më tepër, familjet janë të detyruara të paguajnë shuma të konsiderueshme për mbajtjen e fëmijëve në qendrat pas-shkollore, duke arritur deri në 3600 euro për dy fëmijë gjatë një viti shkollor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit