“U çmenda kur dëgjova se do më linte”, shqiptari flet për vrasjen e gruas: Ishte krim pasioni

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.12.2024, 15:32

Kastriot Cenku, 39-vjeçari shqiptar që vrau me çekiç gruan e tij 32-vjeçare në Ampelokipi është lënë në burg nga gjykata greke.

Shqiptari gjatë kërkimit të faljes dhe dëshmisë për ngjarjen e rëndë qante vazhdimisht. Ai ka treguar se vrasja e bashkëshortet me çekiç dhe fshehja e trupit të saj nuk kanë qenë të menduara më parë.

Ai ka thënë se gjithçka ka ndodhur në një moment impulsi pasi e kishte dëgjuar bashkëshorten duke folur në telefon me një burrë.

“ Nuk e kisha paramenduar krimin. Ishte një krim pasioni i kryer nga një impuls mendor. U çmenda kur e dëgjova në telefon me një burrë duke thënë se do të më linte, duke marrë me vete një nga dy djemtë tanë. Në atë moment unë dola jashtë, mora çekiçin nga çanta e ndërtimit dhe e godita”.

Në të njëjtën kohë, ai shtoi se arratisjen e saj e kishte sajuar pasi donte kohë të kuptonte çfarë kishte ndodhur.

"Do të doja të mund ta ktheja kohën pas ."

Gjithashtu, para hetuesit, ai dyshohet se ka pohuar se ka tentuar ta shpëtojë viktimën, por kur ka kuptuar se gruaja ka vdekur, nga paniku ka vendosur ta fsheh trupin dhe të qetësojë fëmijët e tij, duke pretenduar se nëna e tyre kishte dalë nga shtëpia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit