Një 22-vjeçare ka humbur jetën këtë të martë në Spitalin e Traumës, ku po trajtohej prej më shumë se një jave në repartin e Neurologjisë.
E reja, punonjësje e policisë, kishte pësuar një aksident disa ditë më parë pranë zonës së Piramidës, ngjarje e cila solli dëmtime serioze dhe kërkoi ndërhyrje mjekësore të specializuar.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe trajtimit intensiv që mori në spital, ajo nuk arriti të mbijetojë.