Parkimi në QSUT një kaos i vërtetë, Tan Agolli zhvat shqiptarët dhe fut makina pa limit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.12.2024, 14:07

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” trau i parkimit hapet për këdo pavarësisht se tarifat janë të kripura, shërbimi i ofruar nuk korrespondon fare me çmimet dhe të gjesh një vend për të parkuar është shpesh një mision i pamundur.

Edhe nëse të duhet të vizitosh një të afërm për pak minuta, parkimi brenda ambienteve të QSUT-së është zgjidhja e vetme, pasi në rrugë parkimet publike të bashkisë numërohen me gishtat e njërës dorë.

Por edhe pse paguan për çdo minutë qëndrimi në mjediset e spitalit, parkimi është një kaos i vërtetë, pa kamera, me pellgje uji, rrugë me zhavorr dhe trafik të rënduar dhe qytetarët shpesh nuk nuk gjejnë një vend parkimi.

Duke u ndalur te kaosi e trafiku, një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar gjendjen e përditshme në parkim e jo vetëm. Duke qenë se më shumë se 4000 automjete hyjnë përgjatë 24 orëve në mjediset e spitalit universitar, i cili disponon vetëm 900 poste parkimi, ai thotë se qytetarët detyrohen të parkojnë ku të munden e ku të gjejnë vend bosht.

Por kjo shkakton kaos dhe vështirësi për qarkullimin e automjeteve, e ambulancave në veçanti. Qytetari thotë se Fondi Shqiptar të Zhvillimit që menaxhon territorin e parikimit që prej vitit 2018, duhet të vendosë një limit për kalimin/parkimin e automjeteve, duke iu përgjigjur kapacitetit që ofron.

Kujtojmë se tarifat e parkimit në QSUT nisin nga 100 leke të reja për dy orët e para e më tej duhet të paguash 100 lekë për çdo orë shtesë dhe futja pa limit e makinave, mund të jetë një zhvatje nga FSHZH me në krye Dritan Agolli.

Denoncimi i qytetarit:

Trafiku mrena te qsut Dhe ambulanca ska ka del Parkingu me lek dhe trau e bejn ket trafik Do gjys ore me dal Fajin e kan ata qe kan parkimin Pse lejn shum makina me hy Vej limit

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit