25 vjet pa kanalizime/ “Vijnë vetëm për fushatë dhe nuk duken më”

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 10.12.2024, 12:18

Banorët e rrugës Mustafa Kruja në Babrru jetojnë me një problematikë të vështirë që vazhdon prej 25 vitesh.

Një qytetar na shkruan se mungesa e kanalizimeve të ujërave të zeza po u vështirëson jetën dhe deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Bashkia Kamëz. Ata herë pas herë kanë bërë ankesa, por thotë se nuk janë marrë parasysh.

Qytetari thekson se, ndonëse në periudha fushatash politike janë dhënë premtime për zgjidhjen e këtij problemi, pas përfundimit të tyre, asnjë masë nuk është marrë.

Banorët kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme dhe reagim nga autoritetet, sepse ky problem ndikon drejtpërsëdrejti në kushtet e tyre të jetesës.

Rruga mustafa kruja ne babrru. Ka 4 vite se jemi ne harres nga bashkija kamez dhe kan plasur kanalizimet e ujtave te zeza Ju lutem publikon se bashkija nk po pergjigjet asgja fare Kemi drg shkresa cdo gje dhe bashkoja kamez ne gjume Ju lutem publikoni se jemi shum halla te madh Po pate mundesi ju lutem ta publikon se nk jetohet jemi 25 shpi pa kanalizime. Qe 25 vjet pa kanalizime Vin per fushat dhe thojne do bejm dhe masi marrin vona nk duket asnjeri nga to fare”, – shkruan qytetari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit