Përndiqte një grua në Greqi, shqiptari e kërcënonte se do ta nxirrte në fshat pa rroba

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 10.12.2024, 10:41

Një gjykatë në Volos, Greqi, ka dënuar një shtetas shqiptar me 12 muaj burgim me kusht për përndjekjen dhe dhunën ndaj një 40-vjeçareje. Gjykata vendosi gjithashtu që ai nuk duhet t’i afrohet gruas në një distancë prej 50 metrash dhe të mos komunikojë me të.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 6 dhjetor, kur 40-vjeçarja po kthehej nga minimarketi pranë lagjes së saj. Sipas padisë, i akuzuari e ka ndjekur dhe shqetësuar prej disa muajsh. Në ditën e incidentit, ai e ka goditur me grusht në bark dhe është larguar.

Gruaja ka marrë ndihmë mjekësore pas ngjarjes dhe mëngjesin e së shtunës ka bërë denoncimin. Në dëshminë e saj, ajo ka deklaruar se i akuzuari e kishte ngacmuar vazhdimisht që nga vera, duke hyrë në oborrin e saj dhe duke ushtruar dhunë fizike.

Në procesin gjyqësor, bashkëshortja e të akuzuarit ka dëshmuar se viktima kishte shkuar në shtëpinë e saj për të raportuar ngjarjen. Ndërkohë, i pandehuri ka mohuar akuzat, duke deklaruar se marrëdhëniet mes tyre kishin qenë të mira deri në një konflikt për vendparkimin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit