22-vjeçari përplas për vdekje 50-vjeçarin dhe braktis makinën në rrugë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.12.2024, 10:00

Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë mesnatës në aksin rrugor 'Fier-Seman'.

22-vjeçari me iniciale A.G duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin K. S., rreth 50 vjeç. Si pasojë e përplasjes, shtetasi K. S. ka humbur jetën në vendngjarje.

Pas aksidentit i riu ka braktisur makinën dhe është larguar, ndërsa rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 02:00, në aksin rrugor “Fier-Seman”, dyshohet se shtetasi A. G., 22 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin K. S., rreth 50 vjeç. Si pasojë e përplasjes, shtetasi K. S. ka humbur jetën në vendngjarje. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e drejtuesit të automjetit, shtetasit A. G., i cili është larguar nga vendi i aksidentit, me këmbë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit