U vendosën nga OSHEE pak kohë më parë, ‘betoni’ i shtyllave në Peshkopi shkërmoqet me duar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.12.2024, 08:48

Pak kohë më parë, OSHEE vendosi shtylla të reja në shumë fshatra të Peshkopisë pasi ato të mëparshmet ishin prej druri dhe jashtë çdo standardi.

Por edhe ky investim miliona lekësh nuk ka asnjë ndryshim nga ai që ishte pasi shtyllat prej ‘betoni’ janë kthyer në një rrezik serioz për banorët e zonës.

Ata kanë treguar për JOQ ALBANIA se ‘betoni’ ku janë ngulur këto shtylla mund të shkërmoqet lehtësisht me duar dhe këmbë pasi trashësia nuk është as 10 cm.

Edhe në pamjet e mëposhtme mund të shihet se si shtyllat nuk kanë asnjë lloj stabiliteti apo sigurie pasi një erë e fortë mund t'i rrëzojë pa problem pasi ‘betoni’ ku janë zhytur vetëm beton nuk mund të quhet.

Banorët shprehin shqetësim për sigurinë e tyre dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga OSHEE dhe autoritetet lokale për të siguruar stabilitetin e shtyllave dhe për të shmangur një tragjedi të mundshme.

Denoncimi i qytetarit:

Ky betoni që shkërmoqet me duar i përket investimit në linjën 220 volt në njësinë administrative,fushë-çidhën,bashkia Peshkopi. Presupozohet që shtylla të jetë e betonuar. Por faktikisht ,ky është rezultati i investimit,duke mos llogarin përdorimin e shtyllave të vjetra,duke mos i zëvendësuar me të rejat .Gati 40% e shtyllave ,janë përdorur ekzistueset. Dhe ky që shihni është betonimi i shtyllave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit