Vrau me thikë bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm 22-vjeçari shqiptar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.12.2024, 14:52

Një 22-vjeçar shqiptar është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkatdhetarit të tij në Angli.

Kozma Papa ka pranuar më parë vrasjen pasi theri me thikë 13 herë Bledi Petraj në Southgate, në veri të Londrës, më 4 shkurt.

Duke e dënuar atë në Old Bailey të premten, gjyqtari tha se të dy personat, si vrasësi dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin dhe kishin pasur një përplasje fizike më herët në një kafene. 45 minuta më vonë ata ishin takuar sërish me njëri-tjetrin, por kësaj here secili me thika të mëdha me vete. Të dy i drejtuan njëri-tjetrit thikën, derisa viktima Bledi Petraj, humbi kontrollin e thikës dhe autori, Kozma Papa e kapi thikën dhe e goditi 13 herë në mënyre të vazhdueshme viktimën.

Petraj vdiq në spital nga plagët e marra atë pasdite.

Në një deklaratë për vdekjen e shqiptarit, motra e tij tha:

"Zgjohem në mëngjes, duke u përpjekur të bind veten se ishte thjesht një makth. Nuk mund të festojmë më. Çdo ditëlindje familjare është e mbushur me lot sepse Bledi mungon”.

Prindërit e tij thanë se Petraj ishte "në vendin e gabuar në kohën e gabuar, duke u përballur me një "përbindësh" me thikë në dorë i cili e goditi pa mëshirë".

Në deklaratën e tij mbrojtëse, Papa pranoi disa përfshirje të mëparshme në tregtimin e drogës dhe se kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar në shtator 2022. Home Office ka tërhequr kërkesën e tij për azil.

Gjykata Qendrore në Londër kërkoj për Papën që të vuaj minimalisht 20 vjet heqje lirie.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit