Shpërthim i fuqishëm në një depo në Itali, dy viktima dhe nëntë të plagosur

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 09.12.2024, 13:50

Një shpërthim i fuqishëm u regjistrua sot në mëngjes, pak pas orës 10:00, në Calenzano, Toskanë, Itali. Sipas raportimeve të mediave italiane, shpërthimi ndodhi në depot e naftës të Grupit Italian të Hidrokarbureve "Eni," duke shkaktuar një re të madhe me tym të zi që u përhap në zonë.

Sipas burimeve nga vendngjarja, shpërthimi ka rezultuar me dy viktima dhe nëntë të plagosur. Ndërkohë, autoritetet lokale kanë ndërmarrë masa të menjëhershme për të mbrojtur popullsinë e zonës. Departamenti i Mbrojtjes Civile ka shpallur një alarm për një rreze prej 5 kilometrash nga vendi i shpërthimit, duke këshilluar banorët të mbajnë dritaret të mbyllura dhe të shmangin çdo afrim në zonën e prekur.

Njësia e krizës është aktivizuar nga Departamenti i Mbrojtjes Civile dhe po vepron në koordinim të ngushtë me Qendrën Koordinuese të Shpëtimit të Prefekturës për të monitoruar situatën dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme. Hetimet për shkaqet e shpërthimit po vazhdojnë, ndërsa ekipet e emergjencës janë ende në vendngjarje për të kontrolluar situatën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit