Një sherr mes disa të miturve ka ndodhur ditën e sotme pranë pallatit të sportit ‘Asllan Rusi’ në kryeqytet.
Si pasojë e sherrit, motivet e të cilit ende nuk dihen, ka mbetur i plagosur një 13-vjeçar i cili është transportuar me urgjencë në spital.
Raportohet se konflikti ka nisur pas një ndeshje basketbolli dhe për momentin 4 të mitur janë shoqëruar në Komisariat.