Vrasja e Alba Cenkos, e afërmja e saj tregon çfarë i tha Kastrioti motrës: Ajo prostituta…

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 09.12.2024, 13:10

Detaje të reja dalin lidhur me vrasjen makabre të Alba Cenkos, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Kastriot Cenko, në Greqi.

39-vjeçari, pasi e vrau me çekiç të shoqen dhe e mbyti, fshehu trupin e pajetë të 32-vjeçares për një javë në papafingon e banesës së tyre në Amopelikipoi. Përgjatë javës që mbante kufomën e gruas në papafingo, përmes telefonit të saj ai u dërgonte mesazhe të afërmve të Albës në mënyrë që ata të mos dyshonin për krimin makabër.

Motra e viktimës dyshoi që në momentin e parë që Kastrioti i çoi mesazhe nga telefoni i Albës. Në një komunikim me nusen e saj, Kastrioti i kishte thënë se Alba ishte larguar me dëshirë nga shtëpia.

Deklarata e vjehrrës së motrës së Alba Cenkos:

"Nga Facebook e mora vesh lajmin. Ata kishin një javë që e kërkonin. Ku i dinim ne se qysh ishin marrëdhëniet, nuk kisha dëgjuar për probleme. Gjoja se i kishte shkruar vetë çunit ajo vetë që gjoja, ‘mami po iki…’ nusja e pa dhe tha: ‘Nuk është shkrimi i motrës time ky. Diçka fshihet pas telefonit, se nuk shkruan kështu motra ime.’ Ajo e thoshte se nuk është shkrimi i motrës sime ky. Kastrioti herë e hapte, herë se hapte, jo ka ikur vetë me dëshirë, jo prostitutë. Ishalla të jetë gjallë, mos ta kenë vrarë, kështu tha."

Kastriot Cenko fillimisht e goditi gruan e tij, Alba Cenko, me çekiç në kokë, më pas përdori një karikues telefoni për ta mbytur. Trupin e pajetë të 32-vjeçares e vendosi në dollapin e dhomës së gjumit dhe më pas në papafingo, ku edhe u gjet 7 ditë pas krimit, më 5 dhjetor.

Teksa planifikoi se si do të justifikonte zhdukjen e saj, Kastriot Cenko përdori celularin e viktimës për të mashtruar djemtë e tyre të mitur dhe familjarët e Albës. 39-vjeçari u dërgoi mesazh dy fëmijëve të mitur me numrin e nënës së tyre, ku shkruante: "Mami u largua për të fituar para, kam ikur larg."

Në dëshminë e tij në polici, Kastriot Cenko deklaroi se konflikti me të shoqen kishte nisur gjatë natës, kur kishte dëgjuar që ajo po fliste në telefon me një burrë. Ai pretendoi se Alba i kishte thënë se djali i madh nuk ishte fëmija i tij biologjik, çka e shtyu të kryente krimin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit