Fiqiriu mori 313 mln lekë për pastrimin e QSUT, punonjësja pa mushama në mes të shiut

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.12.2024, 12:06

Që prej mesditës së djeshme e deri më tani, reshjet e shiut nuk kanë pushuar për asnjë moment në vendin tonë.

Punonjësit e pastrimit janë ata të cilët pas policëve të rrugores, duhet të dalin gjithmonë në terren pavarësisht kushteve atmosferike.

Por që të nxjerrësh punëtorët në terren në përmbytje, stuhi shiu apo bore, minimalja është sigurimi i veshjeve të përshtatshme.

Një punonjëse e pastrimit të firmës “PASTRIME SILVIO” SHPK, në emër Fiqiri Allamuçajt shtë nxjerrë për të pastruar oborrin e QSUT në mes të shiut dhe pa asnjë mushama. Në pamjet e mëposhtme mund të shihet se si pastruesja vetëm me përparëse dhe xhupin e saj pastron gjethet në oborrin e spitalit, ndërsa shiu bie pa pushim.

Në të tilla kushtesh lind pyetja se ku kanë shkuar 313 milionë lekët që Allamuçaj mori nga Albana Fiço pa garë për të fshirë oborrin e QSUT. Denoncimet e vazhdueshme kanë treguar se tenderët e pastrimit janë aferat ku vidhet më shumë dhe janë bërë pazare të pista, por vetëm shërbim pastrimi dhe kushte për punonjësit nuk kemi parë.

"PASTRIME SILVIO” SHPK është një kompani e njohur për aferat e pastrimit tek spitalet në vend, por sidomos për Traumën dhe QSUT nga ku ka vjelë më shumë para. Madje, vlen të përmendim e Fiqiri Allmuça, ka qenë i proceduar penalisht për konsumimin e veprës penale te “shkeljes se rregullave te mbrojtjes ne pune” në vitin 2008, ku 2 punëtorë te firmës u plagosën rëndë teksa po pastronin xhamat e jashtëm të një banke në kryeqytet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit