Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Pluk – Saver, në Lushnjë, ku një 79-vjeçar ka humbur jetën.
Viktima Avdulla Ferhati, në momentin e aksidentit po tentonte të kalonte rrugën nga njëra anë në anën tjetër.
Për fat të keq, siç ndodh rëndom, Ferhati nuk ka përdorur mbikalimin, por ka tentuar të kalojë rrugën përmes trafikndarëses. Në momentin që ai ka kaluar një furgon e ka goditur dhe për shkak të plagëve të rënda ka humbur jetën.
Drejtuesi i furgonit, 27-vjeçari me iniciale H.F është shoqëruar në Komisariat, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit vijojnë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 08:20, në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, shtetasi H. F., 27 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin A. F., 79 vjeç. Si pasojë e përplasjes shtetasi A. F., ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit, shtetasi H. F., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grrupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.