Sëmundja e rrallë po i rrezikon jetën, Samaeli 2-muajsh ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.12.2024, 22:38

Familja Shehu po përballet me një situatë kritike për të shpëtuar jetën e djalit të tyre të porsalindur, Samaelit.

Foshnja 2-muajshe u diagnostikua me një sëmundje të rrallë dhe shumë të rrezikshme, Enterokolit Nekrotizant, e cila po kërcënon jetën e tij.

Aktualisht, Samaeli ndodhet në terapi intensive në QSUT, ndërsa mjekët kanë rekomanduar trajtim të specializuar jashtë vendit.

Mjekët sugjerojnë që Samaeli të transferohet sa më shpejt në Spitalin “Bambino Gesù” në Romë, ku mund të marrë trajtimin e nevojshëm. Kostoja totale për këtë trajtim është rreth 300,000 euro, një shumë e papërballueshme për familjen Shehu.

Familja e Samaelit kërkon ndihmën tuaj për të mbledhur fondet e nevojshme pasi trajtimi në Itali është e vetmja shpresë për shpëtimin e Samaelit. Çdo kontribut, sado i vogël, mund të bëjë diferencën.

KLIKONI KËTU PËR TË NDIHMUAR SAMAELIN TË JETOJË

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit