Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një i ri është dhunuar brutalisht nga dy efektivë të Qarkullimit Rrugor.
Ai është goditur në fytyrë dhe kokë me një radio komunikimi përpara motrës së tij shtatzënë dhe mbesave.
Burime pranë familjes raportojnë se i riu rrezikon verbimin dhe përballen me pasoja të rënda shëndetësore. Kjo dhunë e papranueshme ka ngritur shqetësime për sjelljen e policisë dhe abuzimin me detyrën.
Mesazhi i qytetarit:
“Këtë ngjarja jo të hijshme kundrejt këtyre dy policëve rrugorë që e kanë goditur pa mëshirë këtë djalë, sepse nuk kanë drejtë të godasin. Ngjarja ka ndodhur dje në orën 3:30.”